NË NJË JAVË JANË REGJISTRUAR 13 VATRA ZJARRI MES TË CILAVE 10 BANESA.Festat e fundvitit nuk kanë kaluar të qeta për shërbimin zjarrfikes në Lezhë. Vetëm në harkun kohor të një jave janë shënuar 13 vatra zjarri 10 prej të cilavë në banesa, ndërsa nuk kanë munguar rastet e zjarrit dhe në masive pyjore.
Zjarret në banesa janë shkaktuar kryesisht si rezultat i luhatjes së energjise elektrike nga erërat e forta që kanë shoqëruar Lezhës, ndërsa dhe një e moshuar ka mbetur e plagosur rëndë si pasoje e djegies brenda në banesë. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga Shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Lezhë Agustin Pepkolaj, sipas të cilit më së shumti vatrat e zjarrit janë shënuar nga data 30 deri me 2 janar.Rasti më i rende i zjarrit është shënuar në fshatin Kallmet të Lezhë. Në tentativë për tu nxehur me një sobë me dru, 82-vjeçarja Lula Pjetri si pasojë e përshirjes nga flaket e rrobave të saj është djegur në 80% të trupit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e traumes në Tirane. Në momentin e Zjarrit ajo ka qenë e vetme, në një nga dhomat e shtëpisë, ndërsa ka qenë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve të Lezhës të cilat kanë bërë të mundur mos përshfishrjen nga flakët të shtëpisë.