Këto janë pamjet e rrugëve të Lezhës në diten e fundit të këtij viti.Festat kanë sjellë shtim të numrit të automjeteve që lëvizin në rruget e qytetit të Lezhës, e kjo po shoqërohet me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.Problematika më e madhe paraqitet në hyrje dhe dalje të qytetit dhe pranë tregut.Qytetaret thonë se trafiku i rënduar është një problematike e vazhdueshme, duke u kthyer në shqetësim për ta, ndërsa si zgjidhje shohin përmiresimin e infrastruktures rrugore.

Për të përballur fluksin e automjeteve që lëvizin në rruget e Lezhës, policia rrugore dhe ajo e rendit kanë shtuar prezencen e tyre.Efektivet janë vendosur në nyjet më problemetike, duke ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Synimi për të parkuar automjetet drejt qendres së qytetit e rëndon edhe më shumë situaten, pasi vendparkimet janë të pakta referuar numrit të lartë të makinave.Trafiku i rënduar pritet ta shoqëroje Lezhën, deri në ditet e para të janarit, kur nis dhe largimi i emigranteve.

 

Artikulli paraprakU PËRPLAS NGA MAKINA, HUMB JETËN 62-VJEÇARI
Artikulli tjetërMYFTIU I SHKODRËS MESAZHE NË KONFERENCËN E IMAMËVE