Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në Mirditë. Qyteti i vogel i Rrëshenit është veshur me dekorin festiv, ndërsa sheshi “Abat Doçi” është kthyer çdo mbremje në sofren mikpritëse për vendasit dhe vizitoret.

Me moton “Festo N’Mirditë”, përgjatë gjithë muajit dhjetor po organizohen një sërë veprimtarish kulturore dhe artistike, ku janë vendosur dhe shtëpizat prej druri, me fokus promovimin e turizmit, kultures, tradites dhe gastronomisë në këtë zonë.

Atmosfera e krijuar çdo mbrëmje po terheq vemendjen e qytetareve të cilët thonë se kjo është mënyre më e mire për të festuar festat e fundvitit.

Bashkimi i Mirditoreve, po jo vetem, në sheshin kryesor të qytetit të Rrëshenit është qëllimi e veprimtarive festive të cilët kanë nisur prej datës 6 dhjetor dhe do të vijojnë përgjatë gjithë muajit thotë Drejtor i Kultures në Bashkinë Mirditë Andi Shqalsi.

Ky organizim i Bashkisë Mirditë në bashkëpunim me insitucionet në varesi të saj, vjen për të dytin vit radhazhi në qytetin e vogël të Rrëshenit me qëllim që festat e fundvitit të jenë sa më të gëzueshme.

Artikulli paraprak“JENI TERRORISTË MJEDISORË!”, ZHUPA-KUMBAROS: KENI DHËNË 5.8 MLN TOKË PËR INVESTITORËT STRATEGJIKË, TANI SYNONI ZONAT E MBROJTURA
Artikulli tjetër“AGNESA E ZOTIT” SHFAQET NË LEZHË