Festat e fundvitit në qytetin e Shkodrës. Gjatë kësaj fundjave, shmangia e trafikut gjatë lëvizjes në rrugët kryesore të qytetit duket se ka qenë e pamundur. Kjo situatë me trafik të rënduar nis një apo dy ditë para festës së Krishtlindjes e vijon ende sot, pak ditë para ndërrimit të viteve.
Në disa prej kryqëzimeve kryesore janë marrë masa për normalizimin e trafikut pasi janë vendosur edhe patrulla policie. Ndërkohë rradhë të gjata ka patur kryesisht në aksin nga zona e njohur si ish-kryqëzimi I Degës deri tek kryqëzimi I Shatërvanit pranë teatrit “Migjeni”.
Po ashtu ndër shkaqet kryesore të krijimit të trafikut është edhe parkimi I dyfishtë nga drejtuesit e mjeteve dhe parakalimit të gabuar. Mosrespektimi I sinjalistikës rrugore edhe këtë herë mbetet ndër problemet më të mëdha në qarkullim.
Pavarësisht shtimit të forcave të policisë, menaxhimi I trafikut duket I pamundur për shkak të fluksit të madh të makinave. Dëri në ditët e para të muajit janar fluksi I automjeteve pritet të jetë më ritme të tilla ku rrugët kryesore mbeten të bllokuara nga trafiku.