Atmosfera e festave të fundvitit duket ndjeshëm në dyqanet e shitjes së objekteve dekorative dhe dhuratave në qytetin e Shkodrës.

Tregtarët shpjegojnë se nga viti në vit shitjet kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme. Këtë situatë ata e lidhin me nivelin ekonomik gjatë këtij viti. Produktet më të shitura vijojnë të mbeten lodrat e fëmijëve, kukullat dhe makinat, ndërsa dekori i ambienteve ka zënë një hapësirë të vogël në familjet shkodrane. Produktet piroteknike janë një tjetër element i rëndësishëm dhe që përdoret në masë, kryesisht nga fëmijët. Për disa qytetarë, përdorimi i fishëkzjarreve është i domosdoshëm për të festuar fundvitin, ndërsa shumë të tjerë i konsiderojnë të rrezikshme. Rregullorja parashikon se produketet piroteknike nuk mund tu shiten moshave nën 18 vjeç. Në shumë raste, përdorimi i fishekzjarreve ka sjellë pasoja gjatë festave të fundvitit.

Artikulli paraprakNDOTJA, JASHTË QARKULLIMIT AUTOMJETET E “VJETRA”
Artikulli tjetërDJEGIA E MBETURINAVE, “EFEKTE KANCEROGJENE”