Këto janë pamjet e rrugëve të Lezhës në diten e fundit të këtij viti.Festat kanë sjellë shtim të numrit të automjeteve që lëvizin në rruget e qytetit të Lezhës, e kjo po shoqërohet me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.

Problematika më e madhe paraqitet në hyrje dhe dalje të qytetit dhe pranë tregut, aty ku dhe lëvizjet janë më të shumta.Për të përballur fluksin e automjeteve që lëvizin në rruget e Lezhës, policia rrugore dhe ajo e rendit kanë shtuar prezencen e tyre.Efektivet janë vendosur në nyjet më problemetike, duke ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Synimi për të parkuar automjetet drejt qendres së qytetit e rëndon edhe më shumë situaten, pasi vendparkimet janë të pakta referuar numrit të lartë të makinave.Trafiku i rënduar pritet ta shoqëroje Lezhën, deri në ditet e para të janarit, kur nis dhe largimi i emigranteve.

Artikulli paraprakFUNDVITI, ABUZIME ME ÇMIMET NË LEZHË
Artikulli tjetër“VJET” PËRMBYLL AKTIVITETET E ART HOUSE