Shërbimi zjarrëfikës në bashkinë Shkodër ka marrë të gjitha masat për natën e ndërrimit të viteve. Drejtori Agim Ponari tregon se në gatishmëri do jenë disa ekipe të efektivëve, në qendër të qytetit dhe në rrugë të tjera kryesore.

Situata këtë vit është nën kontrollin e institucioneve, ndaj nuk janë raportuar as incidente nga lëndët piroteknike.

Efektivët e shërbimit zjarrëfikës në Shkodër do të jenë në gatishmëri në natën e ndërrimit të viteve, kryesisht aty ku do jetë edhe spektakli I fishekzjarreve por edhe në sheshin “Nënë Tereza” pranë hotel “Colosseo”.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET AUTORI I AKSIDENTIT ME VDEKJE
Artikulli tjetërVIJON PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËVE