Bashkia e Shkodrës ka publikar, raportin e autorit per teatrin migjeni nga periudha 1 Janar 2013 deri me 31 dhjetor te vitit te kaluar.
Sipas ketij raporti auditi, theksohet se Teatrit “Migjeni nuk ka nje rregullore te miratuar, nuk ka sistem te kontrollit te brendshem, nuk ka te percaktuar objektivat, ka konflikt ne vendimmarrje, nuk eshte ngritur sisitemi i monitorimit. Mungon rregullorja e brendshme sipas ligjit te menaxhimit financiar, planifikimi i buxhetit nuk eshte bazuar ne objektivat e institucionit. Ka mangesi ne menazhimin e burimeve njerzore, si ne prezencen ne punë, dokuemntimin e punes dhe mospperputhje te kualifikimit me punen qe kryejne. Ka mangesi ne vlersimin paraprak te aktiviteteve kulturore, jane rekrutuar personel i jashtem pa kualifikimin e duhur si dhe pa kontrate sherbimi, niveli i te ardhurave ne aktivitetet kulturore ka qene ne nivele shume te ulta. Ka mangesi ne ndjekjen e procedurave te prokurimeve publike, procedura likuiduese e aktivitetve kulturore nuk ndjek nje linj te rregullt qe nga perpilimi i projektit, procedura tenderuese, kontraktuese, miratuese nga titullaret dhe likuidimi. Ka mangesi ne kryerjene regjistrimeve kontabile,ka mangesi ne perpilimin e rregullores dhe menaxhimin e aseteve. Ne gjetjen nr 10 te ketij raporti auditi Janë organizuar aktivitete kulturore artistike, pa ndjekur procedurat paraprake te konkurimit te projekteve, nuk është bërë dokumentimi ligjor i vlersimit të projekteve artistike, kanë përfituar shpërblim antarët e bordit pa u bazuar në dispozita ligjore apo vendim të këshillit Bashkiak. Sipas raportit te publikuar nga Bashkia Shkoder, ka mangesi ne mbajtjen e dosjeve te personelit, nuk eshte bërë vlersim i punës së punonjësve, nuk respektohet prezenca në punë, nuk jane lidhur kontrata me punëmarresin, duke vepruar ne kundershtim me nenin 12 te ligjit nr. 9761 date 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, nuk janë përcaktuar detyrat funksionale të punonjësve, nuk janë përcaktuar dhe ndjekur fushat me rrisk të lartë nga ku kerkuar Rishikimin e kontrates se punës me punonjesit qe nuk respektojne marrdheniet kontraktuale. Rekomandim nr. 05:Lidhjen e kontratës se punës për të gjithë personelin, përcaktimin e detyrave funksionale të punonjësve, përcaktimin dhe ndjekjen e fushave me rrisk të lartë. Ne raport citohet se Janë organizuar aktivitete kulturore artistike, pa ndjekur procedurat paraprake te konkurimit te projekteve, nuk është bërë dokumentimi ligjor i vlersimit të projekteve artistike, kanë përfituar shpërblim antarët e bordit pa u bazuar në dispozita ligjore apo vendim të këshillit Bashkiak.