Të jetosh dhe të dokumentosh ëndrrën ndërkohë që jeton. Ky është lajtmotivi i ekspozitës “Fuqia e vajzave të Ballkanit” të çelur në ambientet e Kryeministrisë.
Ekspozita është një vështrim përtej kufijve politik me fotografi të 75 vajzave të Ballkanit, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, në kërkim të ëndrrave të tyre.
Artistja dhe kuratorja e kësaj ekspozite thekson se çdo fotografi ka shpirt.
“Fuqia e vajzave të Ballkanit” do të qëndrojë e hapur për publikun deri me datë 28 shkurt.