Është zhvilluar ditën e sotme konferenca përmbyllëse e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Ky aktivitet ishte parashikuar në fund të muajit nëntor, por u shty për një moment të dytë në shenjë solidarizimi për termetin e ndodhur me 26 nëntor. Presidentja e qendrës së gruas “Hapa të lehtë” Denada Shpuza tregon se qëllimi I këtij projekti dhe të tjerëve të ngjashëm është që t’I japin femrave pavarësinë e munguar ekonomike.
Nga 5000 persona të papunë 51% janë gra në nevojë të cilat nuk kanë përkrahje bën të ditur Mimoza Kallaçej nga Zyra Rajonale e Punësimit në Shkodër.
Sipas Valbona Tula, drejtore rajonal e shërbimit social shtetëror janë të rritura rastet e familjeve të varfëra ku gratë kërkojnë mbështetje sociale dhe ekonomike.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Paola Gjoni, përfaqësuese e bashkisë Fushë-Arrëz dhe Astrit Kuçi nga bashkia Pukë të cilët bënë të ditur disa nga politikat që po ndiqen për fuqizimin ekonomik të grave në këto zona.
Konferenca “Fuqizmi social përmes fuqizimit ekonomik” ka në focus gratë e zonave rurale në veri të Shqipërisë.