Ditën e hënë, dt. 23. 04.2018, ora 12.00, “Genesis“ Center, realizoi nje aktivitet i cili u organizua pranë auditorit të shkollës “Atë Pjetër Meshkalla” në kuadër të projektit financuar nga Ministria e Kulturës “Femart për të rinjte-Art më vete“.
Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Shkollën Austriake “Peter Mahringer“, me vënien në skenë të dramës të shkruar dhe interpretuar nga nxënësit e kësaj shkolle, “Mos harro kurrë se të dua“. Venia ne skene e kesaj drame, ishte pika kulmore e ketij aktiviteti.
Gjithashtu, në këtë aktivitet pati performanca nga nxënës të shkollave të ndryshme si dhe pati të ftuar te cilet kanë dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme në qytetin e Shkodrës.