Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Librazhd.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku një furgon taksi me pasagjerë ka dalë nga rruga.

Nuk janë ende të qarta rrethanat e aksidentit por dyshohet se moti me reshje ka favorizuar aksidentin.

Furgoni pasi ka dalë nga rruga është përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës dhe fatmirësisht nuk ka rënë në rrjedhën e Shkumbinit që kalon paralel me rrugën kombëtare.

Dyshohet se ka 10 persona të plagosur por ende e pakonfirmuar. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas policisë, furgoni me targa AA 297 UO u përplas me një veturë me targa DR 3997 F.

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET MAKINA,NUK KA TE LENDUAR
Artikulli tjetërVRASJE ME THIKE NE SHKODER , HUMB JETEN NJE 54 VJEÇAR