Dhjetë të vrarë dhe 15 të plagosur, ky është bilanci i një sulmi me makinë në veri të Torondos. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku një furgon i marrë me qira përplasi turmën e këmbësorëve.

Autori dyshohet se është Alek Minassian, 25 vjeç, i cili nuk ishte i njohur më parë për autoritetet, tha policia.

Incidenti duket të jetë i qëllimshëm por motivi nuk është ende i qartë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmi tragjik dhe i pakuptimtë” i kishte sjellë atij “trishtim të madh”.

Ndërkohë, një oficer është lavdëruar për moshapjen e zjarrit gjatë një trazire të tensionuar me të dyshuarin, i cili pohoi se ishte i armatosur.

 

Artikulli paraprakU SHKARKUA NGA MIMI KODHELI, DRITAN DEMIRAJ FITON GJYQIN DHE RIKTHEHET NË FA
Artikulli tjetërPRESIDENTI I KE-SË, TUSK SOT NË TIRANË, ZBARDHET AXHENDA