Furgoni përplas kalimtarin,vetura e shtyp

Afrim Çulli, 45 vjeç ka mbetur i vdekur pasi u përplas nga një furgon dhe më pas u shtyp nga një makinë tjetër ndërsa po kalonte rrugën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të Urës së Kardhiqit. Furgoni që ka përplasur 45-vjeçarin është larguar nga vendngjarja ndërsa Leonard Matushaj, drejtuesi i mjetit tip Skoda me targa AA591KS që e shtypi ka qëndruar. Trupi i viktimës është gjymtuar ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij. Mendohet që 45-vjeçari të jetë nga banor i fshatrave afër këtij aksi. Policia ka shoqëruar Leonard Matushajn në ambjentet e komisariatit për veprime të mëtejshme, ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit të Gjirokastrës.

Artikulli paraprakKAPET ME DROGË 22-VJEÇARJA,VINTE NGA SHQIPERIA
Artikulli tjetërRAMA: JA E VËRTETA E KËRKESËS PËR TË SHKARKUAR SAIMIR TAHIRIN