Të paktën 9 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në një rrugë, thuhet nga Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit.
Incidenti ndodhi në zonën Mid-Wilshire të dielën pasdite dhe nuk raportohet nësë është apo jo i qëllimshëm. Autoritetet thonë se një prej të plagosurve, një 44 vjeçar raportohet se është transportuar në një spital lokal në gjendje kritike. Makina e cila ka shkaktuar këtë incident ishte një furgon dhe shoferi raportohet se ka nuk është larguar. E gjithë ngjarja ndodhi si rezultat i dy automjeteve që u përplasen në kryqëzim pasi njëra ka kaluar nëpër semaforin e kuq.