Rreth 500 fëmijë të kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Shkodrës janë furnizuar me materiale të reja duke nisur nga dyshekët, tavolina, karrige dhe materiale të tjera.

Drejtorja e kopshteve Loreta Lici shprehet se furnizimi ka qenë edhe një prioritet i kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi që tashmë është arritur të realizohet. Drejtorja Lici thotë se ky furnizim është i rëndësishëm dhe se ka qenë e nevojshme duke krijuar kështu kushte më të mira për fëmijët e vegjël. Ditët e fundit ka nisur shpërndarja e dyshekëve, tavolinave dhe karrigeve në kopshtet e Shkodrës. Nga sa bëhet e ditur vitin e ardhshëm do të ketë sërish të tjera investime për drejtorinë e kopshteve në mënyrë që fëmijët e vegjël të jenë në kushte sa më komode dhe prindërit të jenë sa më të sigurtë për fëmijët e tyre.

Artikulli paraprakRUSIA E TURQIA: VRASJA E AMBASADORIT PËR TË NA NDARË
Artikulli tjetërPAOLO TRAMEZZANI LARGOHET NGA KOMBËTARJA