Këtë sezon turistik furnizimi me energji elektrike ne zonen e Shengjinit nuk do të ketë probleme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kryen nje ndërhyrje që rrit fuqinë e furnizimit, nga 10 në 20 kilovolt. Brenda qershorit do të perfundoje ky investim me vlere 170 milion lek (të reja), por drejtori rajonal i OSHEE Armand Zhuka u kërkon bizneseve që të nderhyjne vet për ndryshimin e transformatoreve për të evituar problemet gjatë sezonit pasi furnizimi do te jetë i garantuar.
Ky investim ishte mjaft i domosdoshem për të përmirsuar furnizimin me energji elektrike në zonen e turistike të Shëngjini, thotë Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Vetem në 4 vitet e fundit në zonen e Shengjinit janë shtuar rreth 4 mijë abonente të rinj, duke rritur ndjeshem konsumin e energjisë e për pasoje rrjeti nuk perballonte ngarkesen e krijuar, gjë e cila solli edhe nevojen e ndryshimit të fuqise së furnizimit.