Furtunë në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon 3 drejtorë të LSI
B Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shkarkuar sot nga detyra, dy drejtorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Burime pranë Bashkisë konfirmuan për Shqiptarja.com ndryshimet në bashki. Kësisoj, mësohet se nga detyra është larguar Drejtori i Ndërmarrjes Nr.3 të kryeqytetit Artjon Çaushllari si dhe Drejtoresha e Qendrës Sociale në Shkozë Kajame Sinani, të dy përfaqësues të LSI. Gjithashtu, Veliaj ka shkarkuar edhe Administratorin e Njësisë Farkë, Gazmend Kukli, tjetër përfaqësues i LSIs-së. Ende nuk dihen motivet e shkarkimit të tre zyrtarëve. Më herët, ishte nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, përfaqësuese e LSI, Brunilda Paskali e cila dha dorëheqjen nga posti, duke deklaruar se tashmë ka kaluar në opozitë. Ndërkaq, burime bëjnë të ditur se gjatë ditëve në vijim priten të tjera shkarkime në Bashkinë e Tiranës. l