Shkarkime masive në Policinë e Elbasanit. Burimet nga policia kanë bërë të ditur se që nga drejtori i Policisë e deri tek shefat e sektorëve janë larguar nga detyra.
Largimet mësohet se kanë motivacion ngjarjen e fundit të ndodhur në Elbasan ku një automjet përplasi makinën e policisë, por edhe përplasjet që kanë ndodhur mes fiseve Çelaj dhe Çapja dhe paaftësinë e drejtuesve të policisë për ti sheshuar.
Ndërkohë mësohet se shkarkime të drejtuesve priten edhe në komisariatin e policisë së Lushnjes, pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur disa ditë më parë, autorët e së cilës vijiojnë të jenë në kërkim. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako po zhvillon konferencë për mediat. Pas shkarkimi të drejtorit të policisë, është emëruar Altin Qato.