Ardhja e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pritet të sjelli ndryshime të prokurorëve në rrethe. Arta Marku ka planifikuar emërimin e 3 drejtorëve të rinj në Prokurorinë e Përgjithshme, por ndryshimet pritet të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe drejtuesit i Prokurorive në rrethe.

Burimet  tregojnë se Kryeprokurorja ka planifikuar edhe krijimin e një Drejtorie të re ku në krye të saj do emërohet Arqile Koça, një prej kandidatëve që garoi për postin e Kryeprokurorit. Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë do drejtohet nga Anila Leka, ndërsa Drejtoria e Gjyqësorit do ti jepet prokurorit Artur Selmani. Report Tv ka mësuar se Anton Martini pritet të drejtojë Prokurorinë e Krimeve të rënda, ndërsa Organi i Akuzës në Kryeqytet do drejtohet nga Bensik Cani.

Për prokuroritë e rretheve  emrat e mundshëm për kandidat jane  si më poshtë: Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi Prokurorinë Durrës, Arjan Ndoj ose Drini Pali Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha Prokurorinë Fier, Sotir Kllapi Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado Prokurorinë e Korçës, Elson Sadiku Prokurorinë e Beratit pritet ta drejtojë, Genci Qani

Artikulli paraprakPANIK E FRIKË NË AJËR, AVIONI I NISUR NGA ZYRIHU BËN ULJE EMERGJENTE NË BEOGRAD
Artikulli tjetërLIVING – Mrizi i Zanave Agroturizm