Marash Bushgjokaj nga Torovica është një nga fermeret e prekur nga përmbytjet e fundit në këtë zone.Prej 10 ditësh ai është i detyruar ti kullosë bagëtitë në anë të rrugeve, pasi token e ka nën pushtetin e ujit.
Ndonëse reshjet e shiut janë ndëprere, Fusha e Torovicës të ngjan me një liqen. Sipas të dhënave zyrtare të emergjencave aktualisht janë nën uje 400 hektarë tokë bujqësore në këtë zonë. Kjo përmbytje ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë në këtë zone.
Shkaku i mos evadimit në kohë të ujerave në Fushën e Torovicës është mos funksionimi siç duhet i hidrovorit të Balldrenit, pasi niveli i tokës ka rënë me rreth 2 metra dhe pompat nuk thithin. Si zgjidhje shihet ndërtimi i një hidrovori të ri në këtë zonë, projekti i të cilit është gati prej disa vitesh por ende nuk është financuar nga Ministria e Bujqësisë.