Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të martë, për të miratuar Aktin Normativ, për dhënien e autorizimit të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliut dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetajt zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinave, me qëllim sigurimin e sa më shumë dozash vaksinash anti-COVID.
Gjatë fjalës së saj në foltoren e Parlamentit, Manastirliu tha se deri më tani janë vaksinuar rreth 30% e mësuesve, duke shtuar se po vijon vaksinimi me personat mbi 80 vjeç dhe grupet e tjera të riskut.
Objektivi sipas Manastirliut është që të vaksinohen në një ditë të paktën 15 mijë persona.
“30% e mësuesve janë vaksinuar me vaksinat e AstraZeneca, rritur në sajë të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me instrumentin e COVAX-it. Vaksinimi për grupin e rriskuar vijon, me personat mbi 80 vjeç dhe administruar dozat e dyta për personelin mjekësor.
Në Shqipëri do të mbërrijnë doza të ndryshme vaksinash, ku kemi për të marrë doza nga Pfizer, nga AstraZeneca dhe dje ka mbërritur vaksina ruse. Edhe me mbërritjen e dozave të tjera, ku presim dozat e Pfizer, gjithashtu akti normativ që miratojmë sot i hap rrugë negociatave me kompani prodhuese që kanë ato certifikime të duhura që të kemi disponim të lartë të vaksinave.
Dua të them që miratimi i këtij akti është një ndër hapat konkret dhe shumë pozitiv që ndodh, sepse tashmë që kemi mjaftueshëm të dhëna dhe publikime shkencore sa i përket vaksinave që qarkullojnë në votë, është e nevojshme të dizerfikojmë portofolin e vaksinave që të jemi akses të shpejtë tek vaksinat dhe të vijojmë vaksinimin e popullatës.
Shqipëria përmes një plani të mirëstrukturuar objektivi është të shtrihet vaksinimi, por e rëndësishme është që po punojmë që edhe kapacitetet tona t’i kemi kur të jetë i mundur vaksinimi masiv, objektivi është të administrojmë 15 mijë persona në ditë.
Tregu i vaksinave është një treg i vështirë, ka luftë bërrylash dhe sigurisht sigurimi i vaksinave dhe për efekt të prodhimit të ulët është një përpjekje e vërtetë për vendet e botës, ndaj qeveria shqiptare është angazhuar për të pasur vaksina në kohë të shpejtë.
Akti normativ që miratojmë sot është pikërisht dhënia e lejes, për të vijuar negociatat me ato prodhues të vendeve që kanë tashmë vaksina të certifikuara dhe distributorë të autorizuar, që të kemi mundësi të vijojmë këtë proces masiv të gjithë vendit.
Vetëm disa vende të mëdha kanë siguruar 70% të tregut të vaksinave në 2021, ka shumë vështirësi, pasi aksesi në vaksinë për arsye të volumit tyre vaksinave bëhet e vështirë, por jemi duke vende që të na vijnë sa më shpejt vaksina, në një kohë kur vështirësi hasen në të gjithë botën.
Numri i shteteve të BE, që tashmë nuk përjashtojnë asnjë vaksinë, është sa sfidues është tregu i vaksinave, vende Evropiane si Italia, Gjermania, kanë thënë se do të hedhin sytë nga vaksina ruse, për shkak të ngërçit të vaksinave. Ky akt normativ, që ne do të miratojmë sot është një akt për sigurimin e vaksinave”, tha Manastirliu.