Observatori për të Drejtat e Fëmijëve në bashkëpunim me Roma Active Albania dhe Qendrën  Rinore “Arka” Shkodër, mbeshtetur nga Bashkia Shkoder, Ipsia dhe Sos Fshatrat e femijeve  organizoi takimin me të rinjtë e qytetit të Shkodrës,  me qëllim identifikimin e nevojave dhe problematikave të tyre kryesore.

Takimi u organizua në formën e një sesioni informues, në të cilat prioritetet u identifikuan nga vetë të rinjtë. Përgjatë takimit të rinjtë mundën të artikulojnë shqetësimet dhe kërkesat kryesore, që duan që të merren në konsideratë nga përfaqësuesit e Institucioneve të ndryshme lokale.

OBSERVATORI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE MBËSHTETJE PËR TË RINJTË

Ky aktivitet solli  së bashku të rinj dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe jo-shtetërore, të cilët ndihmojnë dhe ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së të rinjve të këtij qyteti, ku nje nga pikat kryesore te cilat tashme eshte bere pjese e kesaj tryeze ka qene buxhetimi me pjesmarrje ku pritet qe gjate disktutimit te buxhetit per 2015-ten te rinjte te jene pjesmarres ne diskutimet per rinine. 

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA, SITUATA E VËSHTIRË MBLEDH BORDIN DHE DREJTUESIT
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, DISKUTOHET SITUATA E VËSHTIRË E VLLAZNISË