“Mos gjuaj por duaj” kjo është fushata që ministria e Brendshme së bashku me partnerë ndërkombëtarë do të ndërmarrin për të mbledhur armët pa leje.

Policia do të shkojë në çdo shtëpi për të komunikuar rrezikun që vjen nga armët.

Saimir Tahiri : “Do nisim një fushatë të gjerë në çdo qytet, fshat e shtëpi për mbledhjen e armëve pa leje. Nuk është detyrë e lehtë por fitorja më e madhe do të jetë edhe sikur të bindim dhe 5 njerëz në çdo qytet të mos mbajnë armë pa leje. Do të shkojnë në çdo shtëpi për të komunikuar rrezikun e armëve dhe për të kirjuar shtegun ligjor të braktisjes së armëve

Nuk është hera e parë që në Shqipëri ndërmerren fushata të tilla e pranon dhe ministri Tahiri

“Shqipëria ka kaluar disa fushata të tilla por shfrytëzoj rastin të bëjmë apel për të braktisur armën. Do të bëjmë një fushatë pozitive për të bindur qytetarët e të rinjtë të mos bëhen viktima të pasjes së një arme”

Artikulli paraprakBLINDOHET GREQIA, PRESIDENTI OBAMA DY DITË NË SHTETIN HELEN
Artikulli tjetërDISKUTOHET PROJEKTLIGJI PËR FINANCAT VENDORE USAID