Fshati Bleran i Njësisë Administrative Rrethina ka qenë ndalesa e radhës e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Gjatë takimit me banorë të zonës, ai u njoh me problematikat dhe shqetësimet me të cilat ata përballen çdo ditë. Duke i’u bërë thirrje të votojnë numrin 6 dhe alternativen e PD-së, si e vetmja zgjidhje dhe shpresë për të ardhmen e kësaj zone, numri katër i listës nuk i kurseu akuzat për qeverinë Rama.

Spahia prezantoi gjithashtu edhe programin e forcës politike që ai përfaqëson, i cili siç tha ai, bazohet në taksa më të ulëta dhe programe mbështetëse për bujqësinë dhe fermerët.

Artikulli paraprakRAMA, METËS: TURP! SI MUNDET NJË PRESIDENT TË SHAJË KRYEMINISTRIN?
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË KANALIN VADITËS NË SHKJEZË