Opozita ka ndezur motorët për të dalë me një alternativë të qartë para qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se është drejt përfundimit programi i kësaj force politike, i cili është hartuar me asistencën e ekspertëve të CDU-së së Angela Merkel. Oferta e PD, tha Basha do jetë pa premtime boshe. Basha: Rrugët e daljes që kalojnë patjetër nga një model i ri politik të një demokracie funksionale në duart e qytetarit dhe jo në duar të një mekanizmi të kalbur politik në Tiranë që e ka përdorur dhe përdor vetëm për pasurimin e vet dhe të një grushti njerëzish me ose pa rekorde kriminale. Shembja e këtij estamblishmenti të korruptuar dhe kriminal është hapi i parë që duhet të hedhim. Instalimi i një modeli politik ku pushtetin ta kenë qytetarët dhe institucionet e ndërtuar nga qytetarët me përgjegjësinë e votës është A-ja pa të cilën nuk mund të themi as B dhe as C. Opozita po përfundon proçesin e hartimin e një alternative të plotë dhe të gjithanshme e cila çon në rrugëzgjidhjen dhe daljen nga shumë probleme të përditshme si papunësia, varfëria. Kam një falenderim për Partinë Kristian Demokrate gjermane të Merkel që janë na janë gjendur pranë përmes ekspertizës. Vlerësoj në rradhë të parë këshillën më kryesore të miqve tanë, dy ekspertëve: Jo premtime boshe, jo shumë e për lumë dhe të rrejshme siç bëri dhe vazhdon çdo ditë qeveria aktuale. Angazhimet tona janë reale, konkrete, të matshme dhe të bëshme. Kemi diskutuar dhe punuar prej muajsh për të hartuar një program të zhvillimit ekonomik.

Artikulli paraprak“ARMËMBAJTJE PA LEJE”, ARRESTOHET 66-VJEÇARI NGA VAU I DEJËS
Artikulli tjetërAKSIDENT NË FUSHË-KRUJË – MILOT, PËRPLASET PËR VDEKJE KALIMTARI