Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë organizoi këtë të Marte një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Ekonomisë të universitetit “Luigj Gurakuqi” këtu në Shkodër. Përfaqësuesit kësaj shoqate informuan studentët mbi rolin dhe funksionet e tregut të sigurimeve në Shqipëri si edhe prezantuan produktet që ky treg ofron për konsumatorët.

E pranishme ishte anëtarja e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë edhe ish deputetja Mimoza Hajdarmataj e cila u ndal në veçanti në menaxhimin e risqeve që ka biznesi apo jeta e përditshme dhe roli që luajnë sigurimet për të menaxhuar këto risqe.

Ndërkohë dekania e fakultetetit ekonomik pranë Universitetit të Shkodrës Blerta Dragusha theksoi se kjo fushatë është tepër e domosdoshme e cila shërben në formimin profesional të vetë studentëve

Ndërsa studentët pjesëmarrës u treguan mjaft të interesuar për produktet e tregut të sigurimeve dhe nëpërmjet pyetjeve drejtuar lektorëve i dhanë këtij takimi frymën e një debati konstruktiv.Takimi vijoi me pyetje e pergjigje, mes studenteve dhe perfaqesuesve te tregut te sigurimeve.Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë është shoqatë jo-fitimprurëse dhe përpiqet të promovojë standardet më të fundit sigurative të anëtarëve të saj për zhvillimin, stabilitetin dhe efektshmërinë e industrisë shqiptare të sigurimeve.

Artikulli paraprakDORËHEQJA E GAZHELIT/ META DEKRETON AMBASADORIN E RI NË TURQI
Artikulli tjetërISH-TË PËRNDJEKURIT SHKODËR, SHPËRBLEHEN 200 TRASHËGIMTARË