Kryqi i Kuq Shqiptar në Shkodër sëbashku me fakultetin e infermierisë të universitetit “Luigj Gurakuqi” organizuan një fushatë sensibilizimi për dhurimin e gjakut për t’i ardhur në ndihmë të sëmurëve talasemik. Tashmë është krijuar edhe një klub me studentë për dhurimin e gjakut dhe organizimin e këtyre fushatave sensibilizuese.

Në Shqipëri janë rreth 400 të sëmurë talasemik që kanë nevojë për gjak. Në Shkodër thotë Gjinaj nuk ka pacient talasemik por sërish nevojat për dhurim gjaku janë të mëdha për shkak të sëmundjeve të tjera.

Dy prej dhurueseve të gjakut bëjnë thirrje që edhe qytetarët e tjerë t’i bashkohen këtij sensibilizimi.

Edhe më përpara Kryqi Kuq në Shkodër dhe fakulteti i infermierisë kanë marrë iniciativa të tilla për dhurimin e gjakut duke përfshirë institucione, student dhe qytetarë të ndryshëm.

Artikulli paraprak“MOSBINDJA CIVILE”/ BERISHA: PËR TRE ORË KOMBI YNË U ÇLIRUA! OPOZITA NUK KA FRIKË NGA NARKOSHTETI
Artikulli tjetërPOLICIA, LIBRI I ISH MINISTRIT YZEIRAJ