Në kuadër të ditës kundër shfrytëzimit të fëmijëve, bashkia Shkodër në bashkëpunim me shërbimin social kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese që synon të mbrojë fëmijët nga shfrytëzimi. Nën moton “ Mos dhuro para, fëmija po shfrytëzohet” dhjetra të rinjë organizuan sot një parakalim në pedonalet e qytetit duke shpërndarë fletëpalosje me mesazhe sensibilizuese tek qytetarët.
Julia Cepi, specialiste e njësisë së mbrojtjes së fëmijëve, shërbimi social e konsideroi një problem madhor shfrytëzimin e fëmijëvë, ndaj tregon se është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me strukturat e policisë për t’i dhënë fund këtij fenomeni.
Aktiviteti synon të përcjellë mesazhin tek të gjithë kundër këtij fenomeni I cili dëmton të ardhmen e fëmijëve.