Emigrantë të ardhur në vendin e tyre për pushime po festojnë në festat e emigrantëve që është duke organizuar bashkia Fushë Arrës në qendër të qytetit por edhe njësitë administrative të kësaj bashkie.

Emigrantët u bënë bashkë në këto festa duke gjallëruar jetën në këto ditë pushimesh në Fushë Arrës. Kryebashkiaku Hilë Curri falenderoi emigrantët për kontributin që ata japin për vendin e tyre edhe pse janë larg.

Festa e emigrantëve në Fushë Arrës vijoi deri në orët e vona duke u argëtuar por edhe duke u çmallur me njëri-tjetrin.

Artikulli paraprakARTISTËT E RINJ GJALLËROJNË LEZHËN
Artikulli tjetërVRASJA E EGLI PROGËS NË POGRADEC, REAGON KRYEMINISTRI EDI RAMA