DVP Shkodër/Arrestohen 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasit A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Banja e Vogël”, automjeti që drejtonte 31-vjeçari, ka përplasur biçikletën me të cilën lëviznin 2 të mitur, 13 dhe 15 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE TEMPERATURA DERI NË 21 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërHAPET RRUGA NË DREJTIM TË MALIT TË SHOSHIT