Një 36-vjeçar nga Fushë Arrëzi është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka tentuar të vrasë nëpërmjet një aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në një tjetër automjet. Policia sqaron se “36-vjeçari V.T duke drejtuar mjetin e tij tip ‘Landrover’ ka goditur me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin në një tjetër mjet tip Ëolksëagen të drejtuar nga shtetasi A. G, 26 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz, dhe është larguar”.
Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit ‘Ëolksëagen’ shtetasi A. G. dhe pasagjeri, xhaxhai i tij, M. G. 61 vjeç banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz. Policia thotë se “sipas deklarimeve të shtetasit A. G., shtetasi V. T. më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcenuar me armë, pistoletë ku ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka patur të dëmtuar”. Grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të shtetasit V. T. për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 79/dh, 22, të Kodit Penal.