Të shtëna me armë zjarri në zonën e Mollës së Kuqe në Fushë Arrëz janë dëgjuar nga banorët e kësaj zone të cilët të traumatizuar kanë njoftuar policinë.

Sipas banorëve, të shtënat janë dëgjuar në fshat, mirëpo deri tani ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i të shtënave apo kush është personi ose personat që kanë gjuajtur. Lidhur me këtë ngjarje, policia ende nuk e ka konfirmuar lajmin, megjithatë banorët thonë se nuk kanë parë asnjë gjë, pasi ka qenë errësirë dhe nga frika askush nuk ka dalë që të shohë se çfarë ka ndodhur. Policia e Pukës ka arrestuar një 55-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshoretës dhe djalit të tij. “Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjovalin Gjeci, 55 vjeç, banues në Pukë. Ky shtetas me datë 25.08.2016 në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases P.Gj, 54 vjeç dhe djali të tij shtetasit A.Gj, 32 vjeç“, informon policia. Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSTADIUMI “LORO BORIÇI”, UEFA BËN KONTROLLET E NDRIÇIMIT
Artikulli tjetërZJARRET LËNË SHËNGJININ, DY VATRA NË SHKODËR