Shkatërrohet një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Një operacion masiv antidrogë i organizuar nga Policia e Shtetit në zonën e Fushë Krujës është finalizuar me sekuestrimin e 425 kg kanabis, 12 armë zjarri e municion luftarak. Në prangat e policisë kanë përfunduar 6 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në operacion u përfshinë “Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Prokuroria pranē Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policive Tiranë dhe Durrës”. Forcat policore në operacion kanë ndërhyrë në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon që ndodheshin shtetasit Bledar Coraj dhe Egli Selaci , rreth 170 kg kanabis. Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar. Gjashtë personat janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.
Janë arrestuar
-Bledar Coraj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
-Egli Selaci, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
-Shkëlqim Miri, 47 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë
. -Amarildo Mulleti, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Durim Demiri, 24 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
-Hysni Demiri, 59 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Në kërkim
-P.D
Gjatë operacionit të koduar “Koordinimi” janë sekuestruar -425 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa – 12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat 7 prej tyre janë automatik model 56 dhe janë 5 pushkë -dy automjete dhe 10 aparate celularë. Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.