Një 32 vjeçare mbeti e plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas dhe u mor zvarrë për afro 30 metra nga treni i linjës Shkodër-Vorë.

Ajo është Liljana Rrushi, banore e fshatit Mazhë e Madhe dhe udhëtonte me këtë makinë Fiat me Targë AA 457 RZ .

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje dhe burimeve policore e reja që udhëtonte drejt Fushë Krujës ka tentuar të kalojë në kryqëzimin e Bubqit ku rruga automobilistike pritet me hekurudhën në një kohë që shumë afër ishte edhe treni i pasagjerëve të linjës Shkodër-Vorë.

Pranë këtij kryqëzimi, ku aksidente të tilla kanë qenë të shpeshta nuk ka asnjë tabelë informuese për rrezikun, por burimet flasin për një pakujdesi nga ana e 32 vjecares.

Policia në vendngjarje nisi nje hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Treni është detyruar të ecë disa metra pas për të liruar qarkullimin e mjeteve në kryeqëzim.

Ndërsa pasagjerët që udhëtonin në tren u detyruan që ta përfundojnë me makina të tjera udhëtimin e drejt Vorës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON NDAJ KAMZËS ME REZULTATIN 3-2
Artikulli tjetërHAHN: SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA TË NISIN NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIM