Pamje të tilla të shoqërojnë shpesh herë përgjatë udhëtimit në autostraden Milot Thumanë.E gjithë zona e Fushë Mamurrasit përfshirë dhe rrugen kombëtare mbulohen nga tymi, duke vështiresuar dhe lëvizjen e automjeteve.
Djegia e mbetjeve të ndryshme përfshire dhe goma poshtë urës mbi Lumin Drojë është shkaktari i kësaj situate që po krijon ndotje mjaft të madhe.Denoncimi është bërë nga ambjentalisti Sazan Guri, sipas të cilet problematika të ngjashme janë prezente në të gjithë Shqipërinë dhe institucionet mjedisore vijojnë të heshtin.
Lumi Drojë poshtë ures në Fushë-Mamurras është kthyer në vendepozitim ilegal mbetjesh që më pas ju vihet flaka.Kjo situatë tregon dhenjëherë dështimin e institucioneve përgjegjesë për menaxhimin mbeturinave të cilët janë kthyer në shqetësim serioz për banoret në këto zona.