Pesë 5 persona janë proceduar nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, pasi fusnin kontrabandë mallra të ndryshme.

Por, njeri ndër ta është vetë doganieri G.T. doganier, nga Tirana, që ka shpërdoruar detyrën, duke i lejuar të kalojnë.

Policia e Durrësi tha se u ka sekuestruar kafe, televizorë, veshmbathje e mallra të tjera kontrabandë. Personat e proceduar janë:

E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.

R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Volkswagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.
Dosjet e tyre iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Artikulli paraprakKALOJNË SEMAFORIN ME TË KUQ, GJOBITEN 88 DREJTUES AUTOMJETESH
Artikulli tjetërPASTRON ARMËN E GJAHUT, PLAGOS AKSIDENTALISHT TË SHOQEN