VLLAZNIA – “JUBAN-DANJA” TË DIELËN NË ORËN 14:00. Kampionati kombëtar i futbollit të femrave pritet ka përcaktuar një ndër ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave, që do të zhvillohet ditëne dielë. Ekipi i Vllaznisë do të presë në këtë derbi veriorë ekipin e “Juban-Danjës”.
Me kërkesë dhe të drejtuesve të ekipit të Vllaznisë, meqë sipas shortit do të jetë ekipi pritës, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të shkodrës, pikërisht ditën e dielë në orën 14:00. Natyrisht këto përballje mes këtyre dy skuadrave kanë dhënë gjithmonë ndeshje emocionuese ku dhe kanë patur mbështetjen e praninë e tifozerive përkatëse. Për këtë shkak, ndeshja pritet të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, pasi këtë herë fusha e stadiumit “Loro Boriçi” nuk është e dënuar pasi zhvillohet një takim në kampionatin e futbollit të femrave dhe jo të meshkujve. Më shumë se rezultati, kjo përballje do të vlejë për të parë dhe forcat reale të të dy skuadrave dhe mund të jetë sfida që do të përcaktojë se kush prej ekipeve është dhe pretendente kryesore për të fituar titullin kampion. Skuadra e Vllaznisë vijon prej disa vitesh të jetë e pathyeshme duke fituar të gjitha trofetë. Ndërkohë “Juban-Danja” mbetet një ndër ekipet që ka qenë gjithmonë pretendente dhe konkuruese deri në fund të sezonit. Kështu kjo javë përveç futbollit të meshkujve do të sjellë dhe emocionet e futbollit të femrave, ku dihet që këtë sezon nga shkodra marrin pjesë katër ekipe, ku përveç Vllaznisë e “Juban-Danjës” luajnë The Door e AAS.