Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra vazhdon në rrugëtimin e saj në vendin e parë në kampionat teksa ka arritur që të fitojë ndeshjen e radhës.

Vajzat kuqeblu kanë fituar në derbin shkodran me Juban Danja. Ekipit i Jubanit ka humbur 0-12 ndaj Vllaznisë. Ka qenë një sfidë e dominuar nga ekipi i Vllaznisë që nuk e ka vënë në dyshim fitoren. Vajzat shkodrane hapin shumë shpejt serinë e golave teksa shënojnë që në minutën e 1’ me anë të Franjës, e cila më pas realizon edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Dhjetë minuta më pas është Maliqi ajo që çon në 2-0 rezultatin. Kosovarja Jashari trefishon shifrat me një gol në minutën e 27’ ndërsa realizon edhe një tjetër në 45 minutat e dyta. Doçi nuk mungon në listën e golashënueseve teksa realizon dy herë në minutën e 31’ dhe 42’. Po ashtu Uendi Muja shënon dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë dhe një tjetër në fund të pjesë së dytë. Golin e 12 dhe të fundit e shënon sulmuesja Gjergji një minutë pa përfunduar koha e rregullt. Vllaznia arrin që të shënojë 7 gola në pjesën e parë dhe 4 të tjerë në të dytën. Vajzat kuqeblu mbajnë vendin e parë me 42 pikë e shkëputur me 7 pikë nga Apolonia e vendit të dytë. Nga ana tjetër Juban Danja ka 19 pikë dhe renditet e 7-ta në tabelën e klasifikimit. Vllaznia tashmë ka siguruar titullin kampion dhe vajzat shkodrane mendojnë për përfaqësimin e tyre në eleminatoret e ligës së kampioneve për të rritur rezultatet në këtë kompeticion. Juban Danja nuk ka bërë një sezon shumë të mirë por vitin e ardhshëm do tentojë të përmirësojë rezultatet.

Artikulli paraprakÇIKLIZËM, VLLAZNIA PËR TË RINJ FITON KUPËN “26 MARSI”
Artikulli tjetërLOTARIA AMERIKANE, AMBASADA- APLIKUESVE: PËRGJIGJIA JO NË EMAIL