Vllaznia e femrave ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj ekipit të Gramshit, në takimin e luajtur në Tiranë. Skuadra shkodrane e dominoi në të gjitha drejtimet këtë përballje, duke treguar një nivel shumë më të lartë sesa ekipi kundërshtar. Golat për Vllazninë u shënuan nga Jones, kapitenja Franja dhe Megi Doçi me 11-metërsh. Megjithatë, pavarësisht fitores, trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, në një intervistë për “Star Plus”, hodhi akuza ndaj arbitrimit, ku tha se ato bënë një gjykim të njëanshëm.

Leka flet edhe për momente të veçanta gjatë ndeshjes, ku sipas tij Vllaznisë i janë mohuar dy penallti, ndërsa shtoi se nuk dilet kampion me fjalë dhe as me arbitrim të njëanshëm.

Pas javës së tretë të kampionatit, Vllaznia me 9-pikë të grumbulluara, kryeson e vetme renditjen, duke treguar edhe njëherë tjetër se mbetet kandidatja kryesore edhe këtë sezon për titullin kampion.

Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA, FITOJNË U-15, U-16
Artikulli tjetërKANCERI I GJIRIT SHQETËSIM NË LEZHË