Vllaznia në futbollin e femrave nuk njeh kundërshtar në kampionatin shqiptar. Vajzat shkodrane kanë fituar ndeshjen e radhës sërish me një rezultat të thellë 7-0. Edhe pse ishte një derbi mes Vllaznisë dhe The Door, skuadra kuqeblu dominoi tërësisht duke arritur që të shënojë edhe 7 gola në këtë përballje.
Pas kësaj ndeshjeje trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj u shpreh se tashmë objektivat e kësaj skuadre janë vetëm përgatitja e mirë për Ligën e Kampioneve sepse në kampionat titulli kampion është i siguruar tashmë.Trajneri i The Door Arben Parmeza u shpreh se pavarësisht humbjes 7-0, ekipi i tij ndodhet brenda objektivave për vendin e dytë. Në ndeshjen Vllaznia-The Door nga dy gola kanë realizuar Gjergji dhe Doçi ndërsa tre golat e tjerë janë shënuar nga Begolli, Gruda dhe Franja.