Vllaznia në futboll për femra e ka nisur mbarë sezonin e ri. Vajzat kuqeblu kanë fituar 7-0 ndaj ekipit të Albania Ajax School, ndeshje e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ka qenë një përballje e dominuar totalisht nga Vllaznia e cila ka shënuar 3 gola që në pjesën e parë dhe 4 në të dytën. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj tha se skuadra e tij edhe këtë vit kërkon titullin kampion. Ndeshja e ardhshme është me Dajtin ku kërkohet sërish fitorja. Dy ekipet e tjera të Shkodrës Juban Danja dhe The Door kanë humbur në përballjet e tyre në transfertë duke mos i bërë një nisje të mirë këtij kampionati.

Artikulli paraprakSHKOLLA E KAMICËS, APEL BASHKISË PËR FUSHËN SPORTIVE
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA BËN KTHESËN E PRITUR