Vllaznia e femrave e ka nisur edhe fazën e dytë me fitore. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Partizanit, ajo ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-0. Sulmuesja Fortesa Berisha ka qenë ajo, e cila ka zhbllokuar rezultatin me golin e shënuar në minutën e 17-të, ku goditi saktë me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Partizani u mundua të reagonte, por nuk ia doli. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, ishte kapitenja Esmeralda Franja, e cila dyfishoi shifrat dhe në këtë mënyrë, ky 45-minutësh do të mbyllej me shifrat 2-0 në favor të Vllaznisë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, ka qenë sërish sulmuesja Fortesa Berisha, e cila do të shënonte edhe golin e dytë personal dhe të tretin njëherësh, duke rregjistruar në këtë mënyrë edhe rezultatin përfundimtar 3-0 të ndeshjes në favor të Vllaznisë. Pas këtij dueli, trajneri Nikolin Leka, duke folur për mediat, u shpreh se në të ardhmen do të shihni një Vllazni edhe më të fortë.

Nga ana tjetër, edhe sulmuesja Fortesa Berisha debutoi për herë të parë me Vllazninë, teksa la menjëherë gjurmë, ku arriti të shënonte dy prej tre golave të fitores për ekipin shkodran.

Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka është ngjitur në kuotën e 27-pikëve dhe ndan sërish vendin e parë dhe të dytë me Tiranën.

Artikulli paraprakKËRCËNIMET NË RRJETET SOCIALE, BALLA TAKON DREJTORIN E TIKTOK: URGJENTE KONTROLLET NDAJ POSTIMEVE
Artikulli tjetërBARDHAJ, KANALET PROBLEM PËR BANORËT