Vllaznia e femrave ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 në ndeshjen miqësore ndaj Buduçnost, të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Një 90-minutësh i dominuar në të gjitha drejtimet nga kampionet e Shqipërisë, të cilat treguan vlerat e tyre dhe jo më kot, skuadra shkodrane pretendon kalimin e turit në “UEFA Women’s Champions League”. Golat në këtë miqësore u shënuan nga Arbiona Bajraktari, sulmuesja amerikane Jones, e cila shënoi tre gola.

Ndërkohë që, golat e tjerë mbajnë firmën e Ahmadi, Megi Doçit dhe Reynold, të cilat kompletuan fitoren e thellë me shifrat 7-0 në favor të Vllaznisë. Pas fitores së miqësores ndaj Buduçnostit, trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka u shfaq shumë i kënaqur.
Skuadra e Vllaznisë pritet të luajë edhe një tjetër miqësore këtë mesjavë, këtë herë ndaj kampiones kosovare, Mitrovica.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA LEGJENDA E VOLEJBOLLIT GJINO MJEDA
Artikulli tjetërBERDICË, PASTRIMI I KANALIT DREJT PËRFUNDIMIT