VAJZAT KUQEBLU FITOJNË 6-0 NDAJ KUKËSIT. Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra ka kaluar pa asnjë problem, rivalin e drejtpërdrejtë për titull kampion, Kukësin. Vajzat shkodranë kanë fituar me rezultatin 6-0, duke qenë kështu të vetme në krye të klasifikimit të përgjithshëm.

Pas ndeshjes, trajneri Selami Pepa e presidenti Lazer Matia, janë shprehur të bindur se Ekipi do të jetë sërish kampion. Në këtë ndeshje, Vllaznia shenoi nga tre gola për secilen pjesë. Tashmë skuadrës do ti duhet të mos humbasë në asnjë takim, pasi në të gjitha përballjet e fazës së parë ka fituar. Kështu titullit kampion, me fitoren e arritur ndaj Kukësit, pothuajse është  i siguruar. Mëgjithatë, Vllaznia e mbyll 2014 si kampione dimri.

Artikulli paraprakOPOZITA NË KUVEND, VETËM NGA NDËRKOMBËTARËT
Artikulli tjetërRESHJET, LEZHA RREZIKON SËRISH