Vllaznia e femrave ka arritur të shkojë në finale të “Final Four”. Shkodranet morën një fitore të thellë ndaj Partizanit në shifrat 7-0 në përballjen e dytë. Golat për Vllazninë u shënuan nga Gresa Berisha, Klaudia Boriçi, Rrezona Ramadani me një tripletë dhe dy të tjerët nga Esi Lufo e Jehona Shala. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka u shfaq i lumtur për kualifikimin e Vllaznisë në finalen e titullit kampion.

Ndërkohë, edhe dy futbollistet, Esi Lufo dhe Rrezona Ramadani thanë se Vllaznia shkon e sigurtë drejt titullit të 11-të kampion.

Në këtë mënyrë, Vllaznia kualifikohet për në finalen e javës së ardhshme, aty ku do të luajë ndaj Apolonisë dhe padyshim që, objektivi i saj do të jetë fitimi i titullit të 11-të kampion.

Artikulli paraprak“RRNO PËR ME TREGUE” NË MIRDITË
Artikulli tjetërNË KËRKIM PËR PRODHIM DHE SHITJE TË NARKOTIKËVE, ARRESTOHET 31-VJEÇARI