Duhet vinte java e 16-të që Vllaznia në futboll për femra të siguronte titullin kampion.

Teksa duhen edhe dy javë për t’u luajtur vajzat kuqeblu edhe matematikisht kanë siguruar trofeun duke qenë kështu sërish skuadra kampione në futbollin e femrave. Në sfidën e radhës shkodranet fituan 2-0 ndaj Apolonisë, ndeshje e cila u luajt në stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia në sfidën e kësaj jave ndaj Apolonisë nuk e kishte aspak të lehtë.

Fieraket janë një skuadër e cila ka njohur një rritje të konsiderueshme duke qenë me meritë në vendin e dytë në tabelën e renditjes e madje duke ndjekur Vllaznisë deri në fundin e këtij kampionati. Pavarësisht kësaj vajzave shkodrane i kanë mjaftuar dy gola për të arritur fitoren dhe për të siguruar titullin kampion. Ndeshja nis me Apoloninë e cila nuk kishte ardhur në Shkodër për shëtitje. Nga ana tjetër një Vllazni e cila fillimisht e mori më lehtë se duhet këtë përballje. Në pjesën e parë fieraket në një moment nuk kanë fatin me vete sepse topi i Zakës ndalet nga shtylla pingule.

Në pjesën e parë nuk ka gola. Apolonia në pjesën e dytë arrin të rezistojë dhe të sfidojë Vllazninë por jo deri në fund të këtij 90-minutëshi. Është minuta e 68-të kur Uendi Muja zhbllokon rezultatin. Apolonia e gjen veten në disavantazh. Fieraket e kanë të pamundur t’i shënojnë Vllaznisë. Kur duhen edhe 3 minuta që ndeshja të mbyllet mendon Esmeralda Franja për të shuar çdo shpresë të ekipit mik për ndonjë rezultat pozitiv në Shkodër duke shënuar kështu golin e dytë dhe duke vulosur në 2-0 fitoren. Vllaznia siguroi kështu titullin kampion. Shkodranet marrin titullin e katërt kampion radhazi duke qenë ekipi absolut në futbollin e femrave.

Artikulli paraprakFLAMURTARI-VLLAZNIA 2-0, KUQEBLUTË ‘BIEN’ NË VLORË
Artikulli tjetërPROMOVIMI I SPORTIT TË BASKETBOLLIT