Vllaznia në futboll për femra ka fituar me rezultatin e thellë 11-0 ndaj Tirana AS ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.
Vajzat shkodrane kanë shënuar 11 gola duke mos toleruar aspak ndaj Tirana AS. Megi Doçi shënoi 5 gola në këtë përballje ndërsa Maliqi dhe Lufo shënuan dy herë bashkë me Gjinin dhe Piranaj me nga një gol. Trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj është i kënaqur me këtë fitore ndërsa thotë se vajzat shkodrane i bënë një mbyllje pozitive fazës së parë.
Vllaznia e dominoi nga fillimi deri në fund ndeshjen duke realizuar 4 gola në pjesën e parë dhe 7 gola në pjesën e dytë. Vajzat shkodrane vazhdojnë të jenë në vendin e parë.