Shqipëria humbet me Italinë De Biasi: Kemi lojtarë të talentuar
Kombëtarja U-17 ka humbur me rezultatin e ngushtë 1-0 në ndeshjen e parë për Eliminatoret e Kampionatit Europian për këtë kategori moshe përballë Italisë. Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0. Në pjesën e dytë në minutën e 62, italianët kanë shënuar golin e avantazhit me ane të Merola. Megjithëse kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, djemtë e drejtuar nga trajneri Mustedanagic, nuk kanë arritur të merrnin pikë. Më herët për grupin e katërt eliminator, Serbia mundi Maqedoninë me rezultatin 3-1. Ndeshjet e ardhshme zhvillohen pasnesër. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i kombëtares së parë Gianni De Biasi deklaroi se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur, pasi në ekipet e moshave ka lojtarë të talentuar.