Basania ka marrë fitoren e dytë në kampionat. Ata fituan me rezultatin 3-2 ndaj ekipit të Albanëve. Golat u shënuan nga Xhahysa, Hasaj dhe Tafili. Në këtë mënyrë, tashmë Basania është ngjitur në kuotën e tetë pikëve, duke u pozicionuar në mesin e tabelës së renditjes.

Nga ana tjetër, Tërbuni fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Naftëtarit. Për pukjanët mjaftuan golat e Bizit dhe Kaçubelës. Ndërkohë, Besëlidhja la dy pikë të çmuara në Koplik ndaj Veleçikut. Kjo ndeshje u mbyll në shifrat e barabarta 0-0. Nga ana tjetër, Murlani pësoi humbjen e gjashtë rradhazi. Goli i Djepaxhisë nuk mjaftoi ndaj Gramshit, teksa ishin këta të fundit që fituan të gjithë ndeshjen me rezultatin 1-2.

 

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA GJEN FITOREN E PARË
Artikulli tjetërKOHA PËR REFLEKTIM, DO ZGJIDHNI SFIDA TË MËDHA…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT